Çfarë ndodh kur unë vdes?

0
91

Bibla na mëson se ka vetëm dy destinacione për njerëzit pas vdekjes. Secili varet nga përgjigja jonë ndaj ungjillit të hirit të Zotit.

Shumicës prej nesh i ka ndodhur që të jetë në funeralin e dikujt të afërt. Është një kohë pikëllimi dhe humbjeje e madhe. Gjithashtu dhe një kohë pyetjesh serioze dhe hulumtimi të shpirtit. Vdekja e dikujt që duam na bën neve të mendojmë për vdekjen tonë. Ne e dimë se do të vijë një kohë ku secili prej nesh do të përballet në mënyrë të pashmangshme me vdekjen. Ne natyrisht fillojmë të mendojmë se cfarë ndodh më pas.

Sipas Biblës, ka vetem dy destinacione përfundimtare për ne: ne ose do të gëzojmë përjetësine në prezencën e Zotit në një qiell dhe toke të re, ose do të vuajmë në përjetësi gjykimin dhe ndarjen nga Zoti (shiko Gjoni 5:28-29). Mund të jetë friksuese që jetën tona te shkurtra këtu ne tokë na cojnë në keto rrugë radikalisht të ndryshme.

Por nëse cfarë Bibla thotë është e vërtetë, duhet të na bëjë të mendojmë për cfarë ne po bëjmë me jetët që na janë dhënë këtu. Destinacioni ynë përfundimtar varet nga si do ti përgjigjemi ne dhuratës së shpëtimit të dhuruar falas nga Zoti. Nuk është një dhurratë që e kemi fituar por bëhet e jona kur e marrim, vetem nëse besojmë.

Konsidero këtë:

  • Kur bëhet fjalë për përjetesinë a është e mencur të injorojmë pohimet që bën bibla pa i shqyrtuar  më pare ato?   
  • Cfarë shprese mund të gjejmë ne, në atë cfarë ofron Bibla?

Vepro:

Edhe pse duket një detyrë e  frikshme, reflketo për vdekjen tënde për një moment. Vendos nëse je apo jo gati te përballesh me vdekjen. Pastaj shkruaj cfarë do të kishe nevojë të bëje, dije, besoje për të patur paqe në mëndjen tënde për këtë fushë.

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/what-happens-when-i-die