Çfarë na ka mësuar pandemia rreth kuptimit të Kishës?

0
30

Mirë do ishte që kuptimin për kishën neve ta merrnim direkt nga shkrimi, por pandemia ndihmon, kam përshtypjen, sepse nëse në atë pjesë të shkrimit që Ylli përmendi, apo pyetja që ju i bëtë ishte, pra nëse dyert e..po themi, muret e kishës-të cilat i përballojnë dyert e Ferrit dhe hordhive të Ferrit bëhej fjalë për mure tulle dhe llaçi, patjetër që kemi një problem me atë premtim, me atë lloj premtimi. Por Ylli e shpjegoi shumë bukur që nuk kemi të bëjmë me një gjë të tillë, që do të thotë, varet çfarë kuptojmë me kishën. Pra, nëse me kishën ne kuptojmë një vend, një ngjarje, në program, patjetër që pandemia na e vë poshtë një gjë të tillë. Por nëse me kishën ne kuptojmë një bashkësi motrash dhe vëllezërish të thirrur për një realitet i cili tashmë është inauguruar, një sundim, një realitet ku sundon Zoti i ringjallur, atëherë kjo i jep komplet një tjetër lloj dimensioni kishës, sepse tregon që ne jemi…bëhet fjalë për njerëz dhe bëhet fjalë për njerëz, të cilët ti nuk i kufizon dot. Pra, vetëm po t’i marrësh frymën e jetës mundet ta kufizosh, përndryshe nuk e kufizon dot. Dhe për aq kohë sa ne njerëzit okupojmë hapësira në shtëpi, hapësirë në rrugë, hapësirë në oborr, patjetër dhe ky lloj sundimi i këtij Zoti dhe Perëndie të ringjallur është aty. Kështu që unë do të thosha që është jashtëzakonisht e rëndësishme që kuptimi i kishës të na vijë nga shkrimi dhe patjetër pastaj, shumë e thjeshtë që kisha ka mbijetuar me dhjetra pandemi dhe madje ka dalë agjent i ndryshimit në to. Vetëm të studiosh historinë e kishës dhe kupton se si ka ndodhur kjo gjë.