Çfarë janë pergamenat e Detit të Vdekur?

0
121

 

Nga Sean McDowell

Ndoshta keni dëgjuar për dorëshkrimet ( pergamenat) e Detit të Zi. Cfarë janë ato? Pse kane rëndësi? A keni dëgjuar për to? Nëse jo, duhet të dëgjoni.

Dorëshkrimet e Detit të Zi janë ndoshta zbulimi më domethënës arkeologjik i shekullit të XX. Ka pasur shumë zbulime arkeologjike që kanë konfirmuar historitë dhe ngjarjet e Biblës dhe kjo ka rëndësi sepse shkon në thelb të problemit: A mund t’i besojmë Biblës që kemi sot? A ka gabime në të?  A ka ndryshuar?

Dorëshkrimet e Detit të Zi na ndihmojnë t’i japim përgjigje pyetjes se pse mund t’i besojmë Biblës.

Zbulimi i dorëshkrimeve të Detit të Zi, ndodhi në fillim të vitit 1947. Tre djem, barinj beduinë të cilët në fakt ishin kushërinj, po exploronin zonën malore veriperëndimore të Detit të Zi. Njëri prej tyre hodhi një gur në një shpellë dhe dëgjoi thyerje qypash. Vendosën të vijnë të nesërmen e të eksplorojnë. Mirëpo njëri nga kushërinjtë, i quajtur ujku u ngrit herët në mëngjes, shkoi te vendi, u zgjat brenda shpellës dhe gjeti një qyp të thyer dhe një tufë dorëshkrimesh. Ai u zhgënjye që thjesht ndeshi në disa dorëshkrime antike. Ai nuk ia kishte idenë që këto dorëshkrime do të kishin vlerën e miliona dollarëve dhe që do ta kthenin përmbys botën biblike dhe arkeologjike.

Që pas gjetjes së këtyre dorëshkrimeve, arkeologët janë kthyer atje dhe kanë gjetur të paktën 11 shpella plot me mbi njëmijë dorëshkrime të ndryshme , pergamena ose pjesë të shkrimeve antike. Ata gjetën një librari antike me libra dhe shkrime që na japin një pamje të vogël të shekullit të parë e më herët, të cilat nuk i kishim pasur kurrë më parë. Këto shkrime ishin shkruar në periudhën mes 250 para Krishtit dhe 68 pas Krishtit , përpara se të vinin romakët dhe të shkatërronin rajonin e Jeruzalemit. Shumë prej tyre ishin thjesht shkrime personale të komunitetit, por 300 prej dorëshkrimeve që ata gjetën ishin nga librat e Biblës.  Për cdo libër të Biblës në Dhiatën e Vjetër përvec Esterit , ata gjetën ose një kopje të plotë ose të pjesshme të tij.

Nga gjithë librat biblikë që gjetën, gjetja më domethënëse deri tani quhet “pergamena e madhe e Isaisë”. Kjo u gjet në shpellën e parë. Në fakt kam qenë atje, kam ngjitur malin, jam futur në shpellë dhe kam parë me sytë e mi vendin ku e kanë gjetur këtë dorëshkrim. Arsyeja pse ky dorëshkrim është i rëndësishëm është sepse daton në 125 para Krishtit. Një shekull e një çerek para se të lindte Krishti. Përpara kësaj gjetje, kopja e plotë, më e hershme nga Isaia datonte në vitin 1008 pas Krishtit. Kështu që me një gjetje, u kaluan 1100 vite.

Atëherë me të drejtë pyetja e tyre e parë ishte, hej, prit pak, ne kemi këtë dorëshkrimin para Krishtit dhe kemi këtë dorëshkrimin tjetër pas rreth 1000 vjetësh mbi të cilin janë bazuar biblat që kemi sot; Si përputhen këto dy dorëshkrime ? A ka ndryshuar dorëshkrimi në këtë periudhë 1000 vjecare apo është i njëjti ? Dhe e di cfarë zbuluan… Ata ishin praktikisht identike. Tani, ka gabime të vogla gramatikore, drejtshkrimore sepse këto janë kopjuar me dorë për rreth 1000 vjet, por përmbajtja ishte praktikisht identike, që tregon kujdesin dhe saktësinë që paten këta studiues judenj ndërsa kopjonin fjalën e Zotit.

Kjo na jep ne një siguri të jashtëzakonshme kur mbajmë Biblat e sotme në duar, sidomos Dhiatën e Vjetër, që këta studiues nuk po i ndryshonin gjërat ashtu lirisht apo të përshtasnin gjërat në mënyrë të pakujdesshme. Skribët judenj që kopjuan Dhiatën e Vjetër me dorë patën saktësi dhe kujdes të pabesueshëm që të siguroheshin që Bibla u kopjua në mënyrë të saktë.

Dorëshkrimet e Detit të Zi, janë një nga shumë arsyet, që i besojmë Dhiatës së Vjetër. Dokumentet që kemi në dorë nuk kanë ndryshuar!