Çfarë është Toleranca?

0
3432

“Kuptimi tradicional i tolerancës është ky, “Edhe pse unë mund të mos pajtohem me atë që thua ti, përsëri do ta mbroj deri ne vdekje të drejtën tende për ta thënë”. Problemi është se të kuptuarit të tolerancës në shoqërinë tonë politikisht korrekte tani ka ndryshuar. Sot tolerancë do të thotë, “Unë nuk guxoj të mos pajtohem me atë që thoni ju”.

Por, ky kuptim i tolerancës është logjikisht jokoherent. Nëse toleroni një pikëpamje, koncepti i tolerancës supozon që pikëpamja e toleruar nuk është e vërtetë, përndryshe nuk do të kishit nevojë ta toleronit, por do të pajtoheshit me të. Mund të tolerosh vetëm një pikëpamje që e konsideron të gabuar.

Vetë koncepti i tolerancës nënkupton një angazhim për të vërtetën.

I krishteri është e përkushtuar për të dyja, për të vërtetën dhe për tolerancën, sepse beson në atë që jo vetëm tha “Unë jam e Vërteta”, por tha edhe “Duajini armiqtë tuaj!” Baza e saktë e tolerancës nuk është relativizmi, por Dashuria.”

Dr. William Lane Craig