Babi të birit: “Rrit notat, studio Biblën, dhe prit flokët, atëherë do të të jap makinën”

0
34

Humor:

Një djalë i ri adoleshent sapo kishte marrë patentën.

Kur shkoi në shtëpi e pyeti të atin, që ishte predikues, nëse mund të fillonte të përdorte makinën e tij.

Babi i tha: “Do të bëjmë një marreveshje bashkë. Nëse përkushtohesh për ca kohë të rritësh notat, studion Biblën, dhe pret flokët, atëherë do të të jap makinën. “

Pas rreth një muaji, djali u kthye dhe pyeti babanë për marreveshjen e makinës.

I ati i tha: “Bir, unë jam shumë krenar për ty. Ke rritur notat, ke studiuar me kujdes Biblën, por pse nuk i ke prere flokët sic e lamë ?

I riu, priti një moment dhe u përgjigj: “Babi, unë kam qenë duke menduar në lidhje me këtë. Por, e ke parasysh që Samsoni kishte flokë të gjata, Muisiu gjithashtu, edhe Noeu, madje edhe Jezusi. A nuk u ngjaj më shumë atyre po t’i mbaj floket e gjata!?”.

Babai e ndërpreu dhe i tha:

“Po bir, ke të drejtë. Më vjen mirë që do ti kesh ata si shembull se ata gjithashtu kudo ku shkonin ecnin në këmbë!”