As pasuri as varfëri?!

0
23

Në fakt tek Proverbat, kapitulli 30 i proverbave thotë: “Unë të kërkova dy gjëra. Mos mi moho përpara se të vdes. Largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën. Mos më jep as pasuri, as varfëri. Më ushqe me bukën e nevojshme, me qëllim që pasi të jem ngopur të mos të të mohoj edhe të them: “Kush është Zoti?” ose pasi të jem bërë i varfër të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim”

Jezusi na mëson kur të lutemi që të kërkojmë bukën e përditshme dhe nënkuptimi këtu është: “Perëndia është sovrani mbi jetët njerëzore”. Ai e ka krijuar njeriun me këto nevoja praktike, me këto nevoja materiale, me këto nevoja fizike dhe ai e di. Ai e ka aftësuar njeriun që të mund të sigurojë në këtë botë që ai e ka krijuar dhe përsëri theksi te grumbullimi i pasurisë do të ishte një mënyrë për ti thënë Perëndisë që unë nuk mbështetem te ti ,unë nuk kam besim tek ti , unë nuk kam nevojë për ty  dhe qëndrimi  i duhur që kërkon Perëndia është  njohja e sovranitetit të tij , njohja e parësisë së tij dhe sigurisht respekti i njerëzve të tjerë . Domethënë, Perëndia është ai që u dha njerëzve prona. Për shembull po ta shikojmë nga fillimi kur thirri Abrahamin që të ishte babai i të gjithë besimtarëve. Ai i premtoi atij një tokë, i premtoi atij bekime dhe i premtoi atij të ishte bekim për të tjerët dhe kur ky popull që doli nga Abrahami erdhi në tokën e premtuar mori në dorëzim prona në përputhje me numrin e tyre, me numrin e fiseve. Aq tokë merrnin sa ishte numri i tyre dhe kjo ka një domethënie të rëndësishme kur e krahason me mënyrën se si trajtohet toka në kulturat e tjera nga njerëzit që nuk kanë këto vlera për të tjerët. Ai mund të jetë një mbret që ka shumë toka dhe shumiça e njerëzve janë skllevër, nuk kanë toka fare. Kurse interesimi i Perëndisë në organizimin e shoqërisë që do ndiqte parimet e tij, ishte një shoqëri që kishte pronën private por e kishte jo në abuzim të të drejtave dhe respektimit të të tjerëve. Pra, ka një ekuilibër midis pronës private dhe kujdesit për njerëzit e tjerë sepse siç e thashë pasuria është një reflektim i një dinamike sociale. Një vend i pasur matet me kujdesin që tregon për të vegjëlit. Nuk e kam fjalën për fëmijët , por më të vegjëlit , më të pamundurit , ata që janë ekonomikisht në një gjendje të pafavorshme për arsye të ndryshme dhe po të shikojmë amerikën me të vërtetë mund të mos të jetë numri një por numri 17; por ka një shpërndarje të pasurisë që reflekton vlera të respektimit të njerëzve … më kupton ?…dhe kjo është pasuria më e madhe . Nuk është numri i metaleve të çmuara…është funksion i marrëdhënieve të shoqërisë edhe i vlerave të një shoqërie. Aty dallohet kush është një shoqëri e kulturuar, kush është një shoqëri me prosperitet. Ajo që ka një respekt për më të vegjelit e saj.