A JENI JU NJË NJERI I MIRË?

0
85

Njihuni me z. Djalë i Sjellshëm. Ju mendoni se jeni i sjellshëm? Ky djalosh është VËRTET i sjellshëm.

Z.Djalë i Sjellshëm: Po ja, mundohem të bëj ato që janë të drejta.

Ai është kaq i sjellshëm sa nëse njerëzit do të shkojnë në Parajsë, ai do të jetë i pari në rradhë!

Pra Z.Djalë i Sjellshëm, i keni zbatuar Dhjetë Urdhërimet?

Z.Djalë i Sjellshëm: Që ç’ke me të.

A e keni problem nëse i hedhin një sy dhe të shohim ndoshta se sa shumë i sjellshëm jeni?

Z.Djalë i Sjellshëm: Uhh… Po sigurisht.

Super. Ja tek është një: “Nuk duhet të gënjesh”. Z.Djalë i Sjellshëm: a keni gënjyer ndonjëherë?

Z.Djalë i Sjellshëm: Epo tani. Kush nuk ka gënjyer?

Si e quajmë një person që thotë gënjeshtra?

Z.Djalë i Sjellshëm: Një Gënjeshtar.

Si thua për një Urdhërim tjetër? “Nuk duhet të vjedhësh? Keni vjedhur diçka ndonjëherë, njëherë të vetme?

Z.Djalë i Sjellshëm: Jo

Por… ti sapo më the që je një gënjeshtar.

Z.Djalë i Sjellshëm: Po mirë… Po, kam vjedhur disa karamele njëherë kur isha fëmijë.

Dhe si e quan një person që vjedh?

Z.Djalë i Sjellshëm: Një hajdut.

Shumë mirë, le të shohim një tjetër. “Nuk duhet të kryesh tradhëti bashkëshortore.”

Z.Djalë i Sjellshëm: Kjo është e thjeshtë. Unë kurrë nuk do e tradhëtoja gruan time.

Z.Djalë i Sjellshëm: Hej bukuroshe.

Jezusi tha: “Nëse ti sheh një grua me dëshirë për ta pasur, ti ke kryer tradhëti bashkëshortore me të në zemrën tënde.

Z.Djalë i Sjellshëm: Ohh….ummm. Po ashtu.

Ja një tjetër “Nuk duhet të përdorësh emrin e Zotit, Perëndisë tënd më kot. A e ke përdorur ndonjëherë emrin e Perëndisë për të mallkuar?”

Z.Djalë i Sjellshëm: Ohhh..mos

Kjo z.Djalë i Sjellshëm quhet blasfemi. Perëndia të dha ty jetë dhe frymëmarrje dhe gjithçka ti ke dhe ti e ke nëpërkëmbur emrin e tij në baltë. Pra me vetë konfirmimin tënd, ti je një gënjeshtar, një blasfemues dhe një tradhëtar në zemër. Dhe janë vetë katër prej Dhjetë Urdhërimeve.

Z.Djalë i Sjellshëm: Pra unë nuk jam perfekt.

Në fakt, më keq se kaq. Supozojmë sikur të vendosnim një çip në trurin tuaj që do mund të regjistronte gjithë mendimet e tua personale për një javë të tërë dhe më pas t’i shfaqësh në një ekran të madh kinemaje për miqtë dhe familjen për ta shikuar.

Z.Djalë i Sjellshëm: Kjo do të ishte turpëruese!

Bibla thotë që Perëndia di gjithçka, madje edhe mendimet sekrete të zemrës tënde.

Z.Djalë i Sjellshëm: Po mirë… krahasuar me disa njerëz të tjerë, unë jam një shenjtor.

Kjo është e vërtetë. Por standardi është ligji i Perëndisë, jo njerëzit e tjerë. Përveç kësaj, edhe sikur ti të mëkatosh vetëm pesë herë në ditë, në një vit kjo është 1.825 mëkate. Dhe nëse ti jeton deri në 70 vjeç… ti do ta kesh shkelur ligjin e Perëndisë mbi 127.000 herë! Ti do të duhesh të përgjigjesh për çdo mëkat në Ditën e Gjykimit ku Bibla thotë, “Secili prej nesh do të japë llogari për veten e tij para Perëndisë.”

Z.Djalë i Sjellshëm: Por… Perëndia do të më falë. Ashtu?

Po ja…. Let ta provojmë në gjykatë.

E di që vazhdoj ta shkel ligjit, por a nuk mundeni ju, e keni parasysh, ta anashkaloni këtë herë?

Vetëm një gjykatës i korruptuar do ta blinte atë. Një gjykatës i DREJTË do të thoshte: Drejtësia kërkon që ti të paguash për krimet e tua. Perëndia nuk është një gjykatës i korruptuar. Ai është një gjykatës i shenjtë dhe i drejtë. Ai e urren mëkatin. Jezusi na paralajmëroi që në ditën e gjykimit, çdokush që kishte mëkatuar kundër Perëndisë do të përfundojë thjeshtë në një vend të tmerrshëm i quajtur ferr. Atje nuk do të ketë arratisje përgjatë gjithë përjetësisë.

Z.Djalë i Sjellshëm: Atëherë, si mundet një njeri të shkojë në parajsë?

Ekziston vetëm një rrugë. Perëndia e deshi aq shumë botën sa që dërgoi Birin e tij, Jezusin, të jetonte një jetë të përkryer. Ai nuk mëkatoi kurrë, as edhe njëherë të vetme. Më pas, Jezusi u ofrua ta merrte ndëshkimin për mëkatarët fajtorë. Ai u fshikëllua, u rrah, u gozhdua në kryq dhe vdiq që drejtësia të ofrohej dhe mëkatarët të çliroheshin! Më pas Jezusi u ngrit nga varri dhe e mposhti vdekjen! Ti nuk mund ta fitosh jetën e përjetshme. Është dhurata e Perëndisë… për cilindo që do ta përulë veten dhe do të vijnë tek Jezusi. Ai do të të falë, do të të pastrojë dhe do të të japë një zemër të re me dëshira të reja. Bibla thotë, “Nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re.” Kështu që ndalo duke jetuar vetëm për veten tënde. Largohu nga mëkatat dhe eja tek Jezusi. Më pas lexo Biblën dhe bindju asaj. Gjej një kishë të mirë që të të ndihmojë të rritesh dhe më pas shko dhe tregoju njerëzve të tjerë për LAJMIN E MIRË.

Burimi: Living Waters

Përktheu dhe Titroi: Mirel Meta